Monika Kryemadhi ka dalë nga takimi i mbajtur në zyrat e KQZ ku e pranishme ishte edhe Yuri Kim. E pyetur mbi lajmin se rusët kishin financuar parti politike në Shqipëri, Kryemadhi tha se kishte 6 vite që denonconte përfshirjen e investimeve ruse brenda partive politike.
Ndërsa ftoi partitë e tjera që të merrnin shembullin e partisë së Lirisë duke bërë publike donatorët që i financojnë.
Monika Kryemadhi:
Mendoj që kjo gjë është ajo që ne e kemi ngritur me kohë si shqetësim. Unë kam 6 vite që them për influencën ruse në Shqipëri. Megjithatë, më mirë vonë sesa kurrë. Sa i përket ndërhyrjeve mendoj se ka ardhur koha që dy partitë etjera të bëjnë transparencën e donatorëve me emër dhe mbiemër. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishqyrtim në mënyrë që ta bëjë më të lirë për qytetarët shqiptarë të bëjnë financime për partitë qoftë edhe me 10 mijë lekë të vjetra. E përgëzoj takimin me Yuri Kim dhe mendoj se bashkëpunimi i të gjitha partive, duhet të vazhdojë më tutje.