“500 euro ose do të të ther me thikë”, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi akuzohet për zhvatje.

Mësohet se i riu është prangosur në Varese, së bashku me një tjetër të ri nga Tunizia. Viktima një italian i së njëjtës moshë me atë të shqiptarit, ishte kontaktuar në disa raste nga ky i fundit në celular, ku edhe i kërkonte para ndryshe do ta vriste.

Preteksti për këtë kërkesë ishte fundi i marrëdhënies së shqiptarit me një vajzë, e cila atëherë ishte e lidhur me viktimën e kërcënimeve. Kërkesat në internet u bënë më reale pasi disa dirë më parë, viktima e kërcënimeve, shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij ishin takuar aksidentalisht në një klub në Busto Arsizio.

Shqiptari dhe shoku i tij kishin mënjanuar në një cep italianin dhe i kërkonin 500 euro, ndryshe do ta thernin me thikë. Por fatmirësisht ngjarja u pikas nga një patrullë policie, e cila ndërhyri dhe prangosi dy të rinjtë, të dy me precedentë të mëparshëm. Nga kontrolli i shqiptarit rezuloi se ai në të vërtetë kishte një thikë kuzhine me vete.

Shtuar 4.07.2021 15:43