500 euro në ballë! Murrizi i përgjigjet ashpër Presidencës me videon e Metës me Priftin (VIDEO)

Deputeti i Kuvendit, Myslim Murrizi i është përgjigjur sot zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, disa orë pasi ky i fundit e ironizoi në Facebook.

Krahas fotos së deputetit tjetër të opozitës së re, Besnik Troplinit, i cili shfaqej me 500 euro në ballë, Blushi aludonte se ishte paguar për të votuar shkarkimin e Metës. Duke përmendur edhe Murrizin si “kontraktor”.

Sot Murrizi ka sqaruar se Troplini i ka bërë me dije se fotografia i përket vitit 2018, ndërsa po ashtu në reagimin e tij përmend edhe video-përgjimin e famshëm të Metës me ish-ministrin e ndjerë Dritan Prifti.

“Kurre nuk kam thene apo pretenduar se jam “kapo” apo “padrino” i askujt e aq me pak i deputeteve te ardhur ne Kuvend nga firma e Lul Bashes dhe Monika Kryemadhit. Nga kontakti i sotem me z Troplini me qartesoi se foto eshte e vitit 2018, para se te ishte deputet ne nje darke me miqt e tij, pra foto e “antikorrupsionisteve” te MURRIZEVE qe presin porosi nga matan oqeanit eshte 7 vjet pas vd se korrupsionisteve te kasetes se Dritanit ketej oqeanit. Kjo vd eshte nje kujtese edhe per disa spurdhjak demokratikas qe bejne gam gam si kone zonjash me zinxhire ne qafe,”-shkruan Murrizi.

Reagimi i plotë i Murrizit:

Nje pergjigje per Blushin dhe “Rrushin”, jo per Blushet dhe “Rrushet “sepse Blushe dhe “Rrushe” ka me shumice Edhe MURRIZE ka plot, por une kam emrin tim, familjen time, fytyren time, dinjitetin tim, personalitetin tim dhe mbaj pergjegjesi vetem per personin tim ne politike dhe ne publik sa kohe qe merem me politik. Mbaj pergjegjesi per çdo veprim timin publik, politik, penal, moral dhe shoqerore. Kurre nuk kam thene apo pretenduar se jam “kapo” apo “padrino” i askujt e aq me pak i deputeteve te ardhur ne Kuvend nga firma e Lul Bashes dhe Monika Kryemadhit.

Deputeti me 500 ne balle eshte funksionar i larte i partise Balli Kombetar i Z Roshi i cili ishte 1 nga 7 deputetet qe votoj kundra shkarkimit te “Rrushit” te Blushit. Nga kontakti i sotem me z Troplini me qartesoi se foto eshte e vitit 2018, para se te ishte deputet ne nje darke me miqt e tij, pra foto e “antikorrupsionisteve” te MURRIZEVE qe presin porosi nga matan oqeanit eshte 7 vjet pas vd se korrupsionisteve te kasetes se Dritanit ketej oqeanit.

Dhe dy fjale per nje analist “xhenerik -pompist- motorrist- lsist-demokratist ish komunisto -spiunisto-enverist” qe me “ironi” e “sarkazem” debilisto- megallomanist- delirantist ben sikur tallet me nje qeshje ne zgerdhirje te peshtire nga halli se ka ngel pa u dorovit keto kohet e fundit.

Si ish student i dhjetorit, si ish antare i PD nga dhjetori 90, si jo ish spiun sigurimi dhe jo ish komunist, si deputet jo lepires dhe enveristo pragmatist, nuk kam asnje detyrim moral, politik, miqesor, ideollogjik qe te mbroj me vote asnje socialist, lsist, ish komunist apo ish enverist ne emer te te qenurit ne OPOZITE me qeverine socialiste dhe ortaket e rilindasve te sotem prej vitit 1991.

Turp per çdo palo mender opozite, qe mbron cilindo ish komunist te konvertuar ne socialis e te transferuar ne lsist me moralin e fabules qe: armiku i armikut tim, eshte mender “miku” im. Kjo vd eshte nje kujtese edhe per disa spurdhjak demokratikas qe bejne gam gam si kone zonjash me zinxhire ne qafe.

Shtuar 10.06.2021 05:06