5 synimet e mëdha të Perez te Reali

Pavarësisht që Real Madrid është në garë për La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve, presidenti Florentino Perez mendon se duhen ndryshime të mëdha gjatë verës.Presidenti ishte më kërkuesi në projektin e Superligës Evropiane, por shkaku i largimit të disa klubeve dhe mos marrëveshjes me UEFA-në, planet ngecën, përcjellë lajmi.net.

Perez tashmë ka përgatitur planet për edicionin e ardhshëm, ku priten ndryshime drastike.

I NGJAJSHËM

PEREZ I HAP DERËN MUNDËSISË SË LARGIMIT TË VARANES

Çështja e Ramosit:   

Sergio Ramos ende s’ka arritur marrëveshje për rinovim me Real Madridin, që i skadon në verë.

Kapiteni ka pranuar një ofertë nga Perez që është optimist për rinovimin e mundshëm.

“E dua Ramos shumë, por jemi në situatë shumë të keqe. Duhet të jemi realist”, u shpreh ai.

Marca ka zbuluar se marrëveshja mes dyve është e mirë, por nuk dihet nëse do arrihet marrëveshja.

Ndërsa, Reali ka arritur marrëveshje për nënshkrimin me David Alaban, që do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Transferimet e reja ‘Galaktike’:

Perez është në dijeni që duhen transferime të yjeve botërore dhe Marca ka zbuluar se duan shërbimet e Kylian Mbappes.

Kontrata e Mbappe skadon në vitin 2022 dhe francezi nuk ka pranuar rinovimin, me PSG-në që do detyrohet ta shesë në mënyrë që të mos e lejojë të largohet si agjent i lirë.

Pos tij, edhe Erling Haaland është në projektin e Perez. Agjenti dhe babai i lojtarit kanë qenë në Real Madrid për t’u takuar me dy drejtorët Jose Angel Sanchez dhe Juni Calafat.

Reali është duke punuar që të nënshkruajë me të dy, por janë në dijeni që dy lojtarët kërkohen edhe nga gjigantët e tjerë evropianë.

Trajneri:

Trajneri Zinedine Zidane ka menaxhuar ta mbajë Real Madridin gjallë në dy garat më të mëdha edhe pas lëndimeve të shumta që kanë pasur lojtarët.

Perez është i lumtur me Zidane, por nuk dihet nëse francezi do qëndrojë nëse “Los Blancos” nuk fitojnë trofe këtë edicion.

Gjiganti spanjoll është duke monitoruar situatën e trajnerëve, por ekziston mundësia që trajneri i Real Madrid Castilla, Raul Gonzalez ta marrë drejtimin e klubit.

Ndërsa, sa i përket Zidanes, është i lidhur me stolin e Kombëtares së Francës, kurse kërkohet edhe nga Juventusi.

Struktura sportive e klubit:

Në mandatin e dytë të Perez si president i Real Madrid nuk ka pasur asnjë figurë që të jetë qartë në krye të projektit të futbollit të ekipit.

Juni Calafat është njeriu detyrat e të cilit janë më të afërta me ato të një sekretari teknik, ndërsa ish-kreu i akademisë dhe drejtori aktual i përgjithshëm zëvendës Ramos Martinez gjithmonë ka thënë një fjalë për sa i përket nënshkrimeve të mundshme.

Në rast se Florentino vendos të shkojë për një ndryshim rrënjësor, nuk duhet të përjashtohet që ai të përpiqet të caktojë një drejtor i cili do të jetë në krye të detyrave sportive dhe transferuese të klubit.


Shtuar 22.04.2021 18:00

Tags: , ,