Përmes një interviste në Ora News, pedagogia Nora Malaj u shpreh se po shihet një fenomen shqetësues kur takon qytetarë, dhe në disa zona ka një analfabetizëm të madh.
Malaj: Po shihet një fenomen shqetësues kur takon qytetarë, dhe në disa zona ka një analfabetizëm të madh. Këto ishin persona të rinj dhe që kanë bërë një emigracion. Për këtë kontingjent nuk ke mundësi sesi t’i integrosh në fushën e punës.
Janë rreth 9 mijë të rinj që i përkasin Tiranës. Pra Tirana dhe rrethinat e saj janë pikat më nevralgjie dhe më pas vjen Elbasani. Gjithmonë ka pasur debate pasi Censusi nuk ka bërë një transparencë 100%, kjo është një gjendje alarmi dhe ky është një alarm i kuq.