Në pjesën e jashtme të ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, janë vendosur lule, qirinj dhe lodra, në shenjë homazhi për 46 viktimat e aksidentit tragjik.
Pamjet e publikuara tregojnë qytetarë që vendosin lule para ambasadës, ndërsa janë ndezur edhe qirinj në shenjë respekti për të ndarët nga jeta.
Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën e Struma-s, ndërsa mes viktimave ishin edhe 11 fëmijë. Nga zjarri mundën të shpëtonin vetëm shtatë persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/