41 mijë pensione private, shtohen anëtarët me kontribute vullnetare

Qytetarët kanë rritur interesin për të investuar në skemat e pensioneve private. Në fund të korrikut numri i personave që kanë paguar për të marrë një pension nga fondet vullnetare arriti në 41 300, në rritje 8% që nga fillimi i këtij viti dhe me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në Shqipëri, kësaj skeme i bashkohen kryesisht punonjësit që punojnë në kompani private, por edhe pse ka më shumë anëtarë nga viti në vit, të dhënat tregojnë se, numri mbetet modest dhe përbën vetëm 3.1% të të gjithë të punësuarve në vend.

Të lidhura

None found

Në vlerë, asetet në fund të muajit korrik arritën në 7.3 miliardë lekë, me rritje vjetore 18%.

Pensionet vullnetare janë një shtysë, për të garantuar një pension më dinjitoz për moshën e tretë. Kontributet për to mund të paguhet në bazë mujore, 3-mujore, 6-mujore, vjetore ose si shumë e menjëhershme. Kontributet e paguara depozitohen në llogari individuale të anëtarit të fondit të hapura pranë bankës depozitare.

Sa i takon mbulimit, këtë vit, janë gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri.


Shtuar më 29.08.2024 18:22

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş