370 qytetarë të helmuar! Situata vazhdon të jetë alarmante në Krujë, mungon tërësisht uji i pijshëm

Vazhdon ende të jetë e pazgjidhur situata në Krujë ku mungon terësisht uji i pijshëm. Deri më tani në spitalin e këtij qyteti që u trondit nga helmimi masiv I dyshuar nga uji, janë paraqitur si pacientë me simptoma rreth 370 persona.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se gjashtë orë nga deklarata e prefektit të Durrësit, Roland Nasti, i cili tha se Kruja do të furnizohej falas me ujë të pijshëm, ende nuk duket asgjë.

Nuk dihet arsyeja e vonesës së këtij furnizimi, por sa më shumë orë që kalojnë aq më e vështirë është jetësa për qytetarët në një vend ku uji i rrjetit po hetohet pasi dyshohet se solli helmimin e mbi 370 personave. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 26.10.2021 17:00