Është gjetur makina e 35-vjeçarit, Albi Bashaliu i cili u vra mëngjesin e djeshëm në Peqin.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se makina e viktimës është gjetur në Gocaj të Kavajës.
Me këtë makinë dyshohet se autorët kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes ku ekzekutuan 35-vjeçarin.
Pas vrasjes së të riut autorëve i kanë marrë çelësat e makinës dhe janë larguar, ndërsa makinën e tyre e kanë djegur vetëm pak metra larg viktimës. Ndërkohë në Gocaj të Kavajës makina e viktimës është gjetur e pa djegur ndërsa brenda saj nga kontrollet paraprake nuk janë gjetur armë.
Policia po heton lidhur me këtë ngjarje të rëndë për të gjetur prova, për të identifikuar autorët e krimit dhe për t’i vënë para drejtësisë./albeu.com/