Ka rënë në prangat e policisë, administratori i fasonerisë në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme në këtë fasoneri ndërroi jetë duke punuar me një makineri, një punonjës 33-vjeçar.
Uniformat blu bëjnë me dije se administratori i fasonerisë është shtetasi F.K 48 vjeç, banues në Krujë.
Njoftimi policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.
/albeu.com/