Mbrëmjen e sotme, dy shtetasit Fation dhe Klodian Lika vëllezër me njëri-tjetrin, janë shoqëruar nga policia në aksin dytësor të rrugës Kurbin-Milot.
Blutë bëjnë me dije se i kanë bërë thirrje automjetit me targa AA 250 XM, që drejtohej nga Fation Lika që të ndalojë.
Ky i fundit ka dalë nga makina duke ikur me shpejtësi, ndërsa në ecje e sipër ka kërcënuar me armë punonjësit e policisë rrugore.
Blutë kanë bërë të mundur shoqërimin e tij dhe të vëllait Klodian Lika. Aktualisht po kryhen hetimet në lidhje me këtë rast.