31 raste me trombozë në Gjermani, merret vendimi për qytetarët që morën AstraZeneca

Qytetarët nën moshën 60 vjeç që kanë marrë dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca”, do të marrin dozat e dyta të vaksinave Pfizer/ BionTech ose Moderna. Lajmi është njoftuar ditën e sotme nga autoritetet gjermane.

Pas pezullimit të përdorimit të “AstraZenecas” në këtë grupmoshë, pasi u regjistruan raste të rralla të trombozës tek të rinjtë, disa prej të cilëve ndërruan jetë, ata prisnin me padurim vendimin e përgjegjësve për atë që do të ndodhte me dozën e dytë.

Për ata që janë vaksinuar tashmë me injeksionin AstraZeneca, do të jenë në gjendje të marrin dozën e dytë ose me vaksinën Pfizer ose Moderna, tha kryetari i komitetit të Ekspertëve, Thomas Mertens, raportojnë mediat e huaja.

Tashmë në Gjermani, vaksina AstraZeneca u jepet personave mbi 60 vjeç.

Sipas Institutit Gjerman për Vaksinat, Paul Ehrlich në Gjermani, 31 raste të trombozës së rrallë janë raportuar deri më tani, pas vaksinimit me AstraZeneca.

Nëntë nga personat që e pësuan humbën jetën, ndërsa me përjashtim të dy rasteve, të gjitha kanë të bëjnë me gra të moshës midis 20 dhe 63 vjeç. Të dy burrat ishin 36 dhe 57 vjeç.

 


Shtuar 2.04.2021 17:10