21-vjeçari përlaset me anësoret në Rrugën e Kombit, me urgjencë drejt Tiranës

Foto ilustruese

Një 21-vjeçar është përfshirë në një aksident rrugor ditën e sotme në Rrugën e Kombit. Ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me anësoren. I riu ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Mirditë /Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, në rrugën e Kombit, shtetasi B.B. 21 vjeç,  duke udhëtuar me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit shtetasi B.B.i cili ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./albeu.com