15-vjeçarja nga Mitrovica shkon në spital për të lindur, policia nis hetimet

Një 15-vjeçare nga Mitrovica ka shkuar në spital për të lindur.

Policia ka nisur një hetim për veprën penale “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç” dhe pritet zbardhja e plotë e ngjarjes e vënia para drejtësisë e autorëve.

Partneri i 15-vjeçares nuk është gjetur ende nga policia, ndërsa është marrë në pyetje babai i 15-vjeçares.

Njoftimi i plotë i policisë:

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ /Rr. Ahmet Delija 06.11.2021 – 15:00. Raportohet se, viktima femër kosovar e 15 vjeçe ka shkuar për të lindur. I dyshuari mashkull kosovar i cili bashkëjeton me viktimën nuk është hasur nga policia. Si dëshmitar është intervistuar babai i viktimës. Është njoftuar prokurori,  rasti vazhdon të hetohet.