Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste me koronavirus dhe asnjë vdekje. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 17 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.531.
Deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 107.894 pacientë, nga të cilët 2.264 kanë vdekur.
Numri i rasteve aktive në nivel kombëtar është 99./albeu.com