10 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës, ish-efektivi ankimon vendimin

Ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj u dënua me 15 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës, por do të bëjë 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Hajadraj i është drejtuar Gjykatës së Apelit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në dhjetor të 2020, në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku efektivi i forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj i është vënë nga pas, duke qenë se 25-vjeçari po lëvizte gjatë orës policore të vendosur për shkak të pandemisë Covid-19.

Nevaldo Hajdaraj e qëlloi të riun me dy plumba, një në shpatull dhe një në kokë, duke e plagosur rëndë. Klodiani më pas ndërroi jetë në spital./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 13:40