10 vdekje dhe 37 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 vdekje dhe 37 infeksione me koronavirus. Deri më tani, numri I përgjithshëm të viktimave ka shkuar në 5, 423 persona.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se, gjatë 24 orëve të fundit, 90 pacientë kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 148, 798 persona./albeu.com

 


Shtuar 1.06.2021 14:56