57 raste të reja me COVID dhe një humbje jete. Është ky bilanci në 24 orët e fundit në Shqipëri i bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë. Autoritetet kryen 1 952 testime në total.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me Covid19