Pothuajse 40 mijë pëlqime në më pak se dy orë dhe një mori komentes, Marco Van Basten i çmendi tifozët e Milanit duke postuar një foto në shoqërinë e Frank Rijkaard dhe Ruud Gullit.
Tre legjendat janë bashkuar përsëri dhe në postim kishin shkruar “Tre musketierët sërish bashkë”.
Të lidhura
None found
Pas kaq shumë vitesh, treshja holandeze gjetën njëri-tjetrin, me disa kile më tepër dhe flokë të thinjura, dhe rikthyen një nostalgji për tifozët e Milanit në periudhën midis fundit të viteve 80-të dhe fillimit të viteve 90-të, kur Milani dominonte futbollin evropian duke fituar 3 Serie A, 2 Kupat e Evropës, 3 Kupa Ndërkontinentale dhe një seri të gjatë kupash të tjera./h.ll/albeu.com

