Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, gjatë paraqitjes së saj në emisionin amerikan “Today” ka rrëfyer një tjetër detaj interesant nga jeta e saj i cili lidhet pikërisht me dashurinë e madhe që ka për ushqimin dhe gatimin.
Ajo tregoi se përveç muzikës, një prej gjërave që i pëlqen më shumë është të kalojë kohë në kuzhinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për përgatitjen e ushqimeve shqiptare.
Të lidhura
None found
“Më pëlqen të gatuaj ushqim shqiptar. Jam shumë e mirë në gatimin e groshës, që është si një lloj supe, dhe pastaj në speca, të cilat i gatuaj me mazë. Jam shumë e mirë në plot gjëra”, pohoi ajo.
Këngëtarja tërhoqi vëmendjen me deklaratën e saj duke zbuluar se gatimi i ushqimeve tradicionale shqiptare është një prej pasioneve të saj pas skenës dhe angazhimeve muzikore.
Ndërkohë për Bebe Rexhën, kjo periudhë shënon sukseset e mëdha profesionale, me promovimin e projekteve të saj të reja.
