ZYRTARE/ Feronikeli shkarkon Klodian Duron

Klodian Duro nuk do të jetë më trajner i Feronikelit.

 

Pas humbjes nga Drita, klubi i Feronikelit ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Klodian Duron.

“Nikli” gjendet në pozitën e shtatë me 35 pikë, dy pikë larg nga zona e rrezikut, dhe kjo duket të jetë arsyeja kryesore e shkarkimit të ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare.

Aktualisht, Feronikeli nuk ka arritur të fitojë në pesë ndeshjet e fundit.

Klubi ka bërë të ditur që tani e tutje, pozitën e trajnerit do ta marrë Faruk Elshani.

Më poshtë mund të shihni komunikatën zyrtare të klubit të Feronikelit.


Shtuar 1.05.2021 19:21