Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023

Një person me inicialet I.M. është arrestuar të dielën në Zveçan nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas një urdhri të Prokurorisë Speciale. Ai dyshohet për përfshirje në disa vepra penale.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës thuhet se ndaj I.M. rëndojnë dyshimet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

Arrestimi u krye pas zhvillimit të një serie veprimesh hetimore nga autoritetet.

Sipas komunikatës, I.M. dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se do të vijojnë me veprimet e nevojshme procedurale, në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.


Shtuar 16.08.2026 16:44

betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal