Zulfaj dhe eurodeputeti Picula diskutojnë rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, u takua me eurodeputetin kroat Tonino Picula në Parlamentin Evropian.

Biseda u përqendrua te zhvillimet e fundit politike në Ballkanin Perëndimor, si dhe te perspektiva evropiane e Kosovës. Në veçanti, në takim u diskutua për synimin e Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat dhe për të nisur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të lidhura

None found

Tonino Picula është angazhuar prej vitesh në mbështetje të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai u cilësua si njohës i zhvillimeve politike në rajon dhe i vështirësive që Kosova përballet gjatë procesit të integrimit evropian.

Zulfaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që eurodeputeti kroat i ka dhënë Kosovës, si dhe për kontributin e tij në promovimin e perspektivës evropiane të rajonit.

Sigurimi i statusit kandidat dhe çelja e negociatave për anëtarësim vijojnë të jenë ndër prioritetet kryesore të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.


Shtuar më 14.10.2026 19:27