Albin Kurti është prezent në seancën e thirrur për zgjedhjen e e presidentit.
Në seancë ndodhen edhe deputetët e LDK’së dhe Albena Reshitaj e AAK’së.
AAK ka njoftuar nëpërmjet kreut të saj se nuk do të marrin pjesë në seancë. Mos pjesëmarrjen e ka deklaruar më parë edhe PDK.
Ndërkohë thirrjet e Ambasadave të huaja në vend janë që të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin dhe të përmbyllet cikli i formimit të institucioneve. /albeu.com/