Para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, anëtari i saj Armend Zemaj bëri të ditur se i është kërkuar të firmosë për shkarkimin e Lumir Abdixhikut, por nuk sqaroi nëse e ka hedhur nënshkrimin, duke thënë se qëndrimet e tij do t’i paraqesë pas përfundimit të mbledhjes.
Të lidhura
None found
Zemaj: Preferoj debatin brenda subjektit tim politik
“Unë kisha kërkuar mirëkuptimin që edhe në aspektin personal, por edhe në atë çka përfaqësoj, edhe si strukturë organizative e LDK-së, e preferoj debatin brenda subjektit tim politik, në ruajtjen e unitetit edhe të kërkesës çdo herë për fitore, por çdo rezultat kërkon edhe reflektim mbi shifrat, numrat, edhe rezultatet që i merr subjekti politik. Kështu që, na jepni mundësinë që të bisedojmë. Dëgjo nënshkrimet kërkohen për kuvend të jashtëzakonshëm sepse ne kemi pasur një kuvend të rregullt. Sigurisht që po”, tha ai.
Lidhur me ftesën për takim nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, Zemaj u shpreh se LDK-ja nuk është ngritur asnjëherë nga tryeza e diskutimeve.
Ndërkohë, nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, tha se sa i përket nismës për grumbullimin e nënshkrimeve, qëndrimin e saj do ta bëjë publik gjatë mbledhjes së Kryesisë.
Ajo refuzoi t’i paraqesë para mediave qëndrimet e saj.
Kica: Për çdo çështje natyrisht që kam opinion mirëpo kam dëshirë që t’i shpreh brenda mbledhjes
“Qëndrimet e mija. Për çdo çështje natyrisht që kam opinion mirëpo kam dëshirë që t’i shpreh brenda mbledhjes. Lidhur me çfarë do vendimi eventual mbi të cilin mund të vij nga kryesia shumicës do të votoj dhe shumica qëndrimi i shumicës do të bëhet i ditur”, tha ajo.
