Vrau babain e vajzës së mitur që ngacmoi seksualisht, arrestohet autori

I dyshuari për vrajsen e Gëzim Kastratit ditën e djeshme në Pejë, Xhevdet Januzaj është arrestuar mbrëmjen e sotme. Telegrafi shkruan se ai është arrestuar rreth orës 20:10.

“Rreth orës 20:10 është arrestuar i dyshuari për vrasjen e rëndë që ka ndodhur dje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në një lokal në Pejë, ku Kastrati po pinte kafe. Sipas njoftimit të policisë të dy personat nxorën armën për t’i rënë njëri-tjetrit, ndërkohë që vetëm Januzajt i është shkrepur arma.

Xhevdes Januzaj vrau babain e vajzës së mitur që kishte ngacmuar seksualisht.


Shtuar 19.05.2021 22:20