Burime të Kanal10 bëjnë me dije se drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është ndaluar pak më parë në pikën kufitare të Vërmicës.
Të lidhura
None found
Sipas të njëjtave burime, Hyseni e ka kaluar ditën në Kosovë, ndërsa më pas është dorëzuar te autoritetet shqiptare në Vërmicë, ku është ndaluar.
Lajmi vjen pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi më herët se kishte shkarkuar nga detyra drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni.
Vendimi u bë publik disa orë pas njoftimit se Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar pezullimin e saj nga detyra dhe vendosjen nën arrest shtëpiak.
