Kërkimet për 25-vjeçarin që dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës, ndërsa ishte së bashku me familjen, kanë nisur sërish edhe gjatë ditës së sotme.
Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vëllazërim Qerimi, bëri të ditur se operacioni ishte ndalur mbrëmjen e kaluar pas orës 21:00 për shkak të errësirës, ndërsa rifillimi i tij është paraparë për sot nga ora 09:00.
Të lidhura
None found
“Operacioni është përmbyllur dje pas orës 21:00 për shkak të kushteve dhe kanë për të rifilluar sot rreth orës 08:30 – 9:00. Kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit”, tha Qerimi.
Një ditë më parë, mediat raportuan se i riu që dyshohet të ketë rënë nga mjeti lundrues është L.Ruhani.
