Tmerr në Kosovë! Fëmija i klasës së katërt shkon me armë zjarri në shkollë, e mbante në brez

Një nxënës i klasës së katërt në Lipjan, ka shkruar në shkollë me një armë në brez.

Drejtoria e shkollës “Kadri Beba”, në fshatin Ribar i Madh, të komunës së Lipjanit, ka raportuar në Polici se sot paradite është vërejtur se një nxënës i klasës së katërt i kësaj shkolle kishte shkuar me revole në brez.

Nga shkolla njoftojnë se arma që nxënësi posedonte ishte me gaz dhe bashkë me armën Policisë u është dërguar edhe municioni i saj.

Meqenëse personat nën moshën 14-vjeçare nuk kanë përgjegjësi penale, Sinjali mëson se përgjegjësia mund të kërkohet tek prindërit e nxënësit, në rast se konstatohet se ata ishin në dijeni për veprimet e fëmijës të tyre.