Tifozët nuk dorëzohen, zikaltërit presin mrekullinë e Scudettos duke “zaptuar” San Siro-n

Zikaltërit të dielën do të jenë përkrah Interin në ndeshjen ndaj Sampdorias, duke ëndërruar mrekullinë e Scudettos dhe përmbysjen historike të ditës së fundit e cila është e lidhur edhe me ndeshjen Sassuolo-Milan.

Të gjitha biletat janë blerë nga tifozët e Interit, të cilët kanë kthyer stadiumin në një “ferr” të vërtetë për Sampdorian e cila do të jetë mike.

Ndeshja do të jetë vendimtare për të dyja ekipet e Milanos, ku Interi luan për fitore, ndërsa Milani do mjaftohej edhe me një barazim për të ngritur trofeun e Serie A.

Por ka nga ata që besojnë ende në përmbysjen historike të titullit kampion në ndeshjen e fundit të sezonit, dhe për këtë gjë do duhet të presim deri të dielën për ta mësuar./ h.ll/albeu.com