Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, plagosen dy persona

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjonaj në Kosovë ku janë plagosur dy persona. Bëhet me dije nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi se njëri person është plagosur me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta. Gjithashtu të dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të prizerenit.

“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Njësitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha Gashi.


Shtuar 22.05.2024 22:07