Të fundit në rajon: Arrijnë në Kosovë dozat e para të vaksinës “AstraZeneca”

Ka arritur në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave kundër coronavirusit, të kompanisë AstraZeneca.

Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës së “AstraZenecas” të cilat kanë ardhur përmes programit COVAX.

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

Bashkimi Evropian po ashtu ka premtuar se do të sjellë në Kosovë vaksina kundër sëmundjes COVID-19.

Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër coronavirusit. /albeu.com/

Shtuar 28.03.2021 08:03