Një zjarr ka përfshirë një banesë në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Isa Kastrati”, te Parku i Qytetit në Prishtinë.
Menjëherë pas rastit, në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve, policia dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Të lidhura
None found
Si pasojë e këtij rasti, janë lënduar dy qytetarë, ndër ta edhe një fëmijë, ndërsa gjatë ndërhyrjes lëndime kanë pësuar edhe tre zjarrfikës.
Drejtori i Klinikës Emergjente të Kosovës, Naser Syla, ka bërë të ditur se gjendja e fëmijës është stabile.
“Pacienti është trajtuar në Klinkën Emergjente, për shkak të lëndimeve (djegie) nga zjarri do të transferohet në Kirurgjinë Plastike. Gjendja e pacientit është stabile”, tha shkurtimisht Naser Syla.
