Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se përpjekja për konstituimin e Kuvendit pa një dakordim për zgjedhjen e Presidentit do ta çonte automatikisht vendin në zgjedhje.
Të lidhura
None found
Sipas Rexhajt, nisma aktuale synon pikërisht shmangien e zgjedhjeve të reja.
“Nëse Kuvendi konstituohet pa një marrëveshje, vendi shkon automatikisht në zgjedhje”, u shpreh ai.
Rexhaj foli gjithashtu për reagimet ndaj Bekim Sejdiut, kandidatit të përbashkët të VV-së dhe LDK-së.
Ai vlerësoi se kundërshtimet ndaj Sejdiut nuk kanë të bëjnë me personalitetin e tij, por me kryeministrin në detyrë dhe kreun e VV-së, Albin Kurtin.
“Askush prej tyre nuk e vë në pikëpyetje figurën e Bekim Sejdiut. Kundërshtimi i tyre lidhet me Albin Kurtin. Por, nëse problemi është Kurti, atëherë pse ishit dakord për një diskutim politik me VV-në?”, deklaroi Rexhaj.
