Qeveria në detyrë alokon 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën

Qeveria në detyrë ka aprovuar një propozim-vendim që parasheh ndarjen e 3 milionë eurove për të mbuluar policën kufitare, përkatësisht Kartonin e Gjelbër, për mërgimtarët që gjatë sezonit veror vijnë në Kosovë.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se këto mjete janë paraparë për zbatimin e masës së mbështetjes për mërgatën në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, duke nisur nga muaji korrik.

Të lidhura

None found

“Duke filluar nga muaji korrik e tutje, ne si qeveri ndajmë mjetet për të mbuluar policën kufitare apo atë siç quhet Kartoni i Gjelbër për mërgatën tonë, të cilët hyjnë me vetura në vizitë apo për qëndrim në Kosovë përgjatë kësaj periudhe. Prandaj, si e tillë, propozim-vendimi parasheh ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 3 milionë euro, për zbatimin e masës 4.5, mbështetja e mërgatës nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike”, tha ai.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë u miratuan gjithashtu edhe 13 pika të rendit të ditës, mes tyre shqyrtimi i nismës për arritjen e Marrëveshjes së Grantit për projektin e qasjes gjithëpërfshirëse të Kosovës për Forcimin e Sistemit Shëndetësor, si dhe ndarja e mjeteve buxhetore për financimin e disa projekteve kapitale në jug të Mitrovicës, Shtime, Pejë dhe Podujevë.


Shtuar 24.06.2026 10:45

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş