Nevoja për ndryshime rrënjësore në sistemin e prokurimit publik në Kosovë ishte në qendër të diskutimeve në tryezën e organizuar nga KDI, ku u ngritën shqetësime për procedurat e negocimit dhe kontratat e fituara, si çështje që lidhen drejtpërdrejt me konkurrencën dhe transparencën në këtë fushë.
Diana Matoshi Krasniqi, koordinatore për avokim dhe hulumtim në KDI, tha: “Të bëhet një analizë e efikasitetit të proceduarave të konkurrencës dhe sigurimit të vlerës si dhe të propozohen reforma ligjore të cilat mbështesin jo vetëm digjitalizimin dhe modernizim por formim strukturor të gjithë procesit”,
Të lidhura
None found
Në panel u theksua se, bazuar në përvojat e deritanishme në prokurimin publik, reforma e orientuar drejt performancës dhe cilësisë është e domosdoshme, me qëllim që të sigurohen më shumë transparencë dhe llogaridhënie.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha, u shpreh: “Roli jonë sot edhe tutje do të ishte me qenë qysh mundemi me i përmirësu, tash sfida e parë është a ka vullnet politik, institucionet përkatëse edhe spektri horizontal të institucioneve tjera të cilat lidhen me proceset e prokurimit, me pas grup punues m atë gjanë edhe me pas gjithë përfshirje që është parimi i bazë i shoqërive demokratike”,
Ndërkaq, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Janina Ymeri, vuri në pah problemin e buxhetimit, duke thënë: “Buxhetimi është ne fillim problem buxheti shtrihet aq shumë për një projekt të caktuar që është dembeli institucionale projekt me nda thjeshtë në katër pesë vite, kjo i pengon edhe komunat edhe ministritë me kry një punë si duhet”,
Presioni nga mediat dhe verdikti i votës së qytetarëve u vlerësuan si elemente me peshë për rritjen e llogaridhënies dhe për të garantuar një prokurim publik të drejtë e efikas. Megjithatë, u theksua se ndryshimi i vërtetë kërkon transparencë të plotë, mbikëqyrje të vazhdueshme dhe zbatim të pakompromis të ligjit, në mënyrë që të ndërtohet një sistem prokurimi që mbron interesin publik dhe garanton që çdo euro e taksapaguesve të kthehet në vlerë reale për qytetarët.
