Plas arma në dasmë, policia konfiskon dy AK-47 dhe arreston dy të dyshuar

Policia e Skenderajt ka intervenuar të dielën në mesditë në një dasmë në të cilën janë dëgjuar të shtëna armësh.

Sipas policisë në fshatin Klladernicë janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit kishin gjuajtur me kallash.

Dy AK-47 janë konfiskuar bashkë me dy karikator dhe 6 copë fishekë.

Pas intervistimit, policia i ka liruar të dyshuarit në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre është hapur rasti për armëmbajtje pa leje./


Shtuar 5.04.2021 09:53