Rama publikon kurbën e vaksinimit: Do ta fitojmë këtë luftë, gati për sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik që tregon ecurinë e vaksinimit në rajon dhe Europë.

Në këtë grafik tregohen të dhënat për vaksinimi në 7 ditët e fundit për 100 banorë dhe Shqipëria renditet në krye. Rama shkruan se lufta me Covid do të fitohet dhe do të ketë një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm.

Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pa ndalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm. Të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit“, shkruan Rama.

 


Shtuar 5.04.2021 09:51