Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të zhvillojnë edhe sot aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke penguar hyrjen në objekt.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e saj për media, kjo parti ka bërë të ditur se bashkë me aktivistët do ta nisë bllokimin e hyrjes nga ora 07:30.
Kërkesa e PDK-së është që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të rikthehet në Kuvendin e Kosovës dhe të caktojë seancën për konstituimin e legjislaturës.
Sipas PDK-së, zhbllokimi i procesit të konstituimit të Kuvendit është i domosdoshëm për funksionalizimin e institucioneve të vendit.
