Pas rikthimit u “arratisën” në Maldive, bukuroshja kroate publikon foton e nxehtë me Lirim Kastratin (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë lidhja e futbollistit kosovar, Lirim Kastrati me kroaten Angela Simak ishte kryefjalë në mediat rozë. Dyshja u shfaqën në rrjet shumë të dashuruar, por pak kohë më pas edhe ndarja e tyre bëri bujë dhe ata fshinë çdo “gjurmë” që kishin me njëri-tjetrin.

Por Angela ka zbuluar së fundmi në Instagram se ajo dhe Lirimi janë rikthyer bashkë dhe po kalojnë pushimet në Maldive. Nga atje ajo nuk na ka kursyer as momentet private me Kastratin duke ndare me ndjekesit nje foto teksa shkembenin puthje pasionante ne buzë.

“Dhe për shumë më tepër. Të dua”, shkruan Angel duke lënë të kuptohet se çifti me siguri ka festuar ndonjë datë me rëndësi./albeu.com/

Më herët Angela është shprehur në media se ka plane për tu martuar me Lirim Kastratin.

“Ai është i mrekullueshëm. E di se ne do të martohemi, megjithëse nuk kemi menduar për hollësitë”, tha ajo.


Shtuar 13.06.2021 13:29