Pacolli: Gjashtë gurthyes u ndëshkuan për operim të paligjshëm

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se gjashtë gurthyes janë konstatuar duke punuar në kundërshtim me ligjin, edhe pse ndaj tyre kishte vendime për pezullimin e aktiviteteve. Ajo bëri të ditur se të gjithë janë ndëshkuar në përputhje me ligjin.

Të lidhura

None found

Sipas Pacollit, autoritetet po e përcjellin në mënyrë të vazhdueshme veprimtarinë e gurthyesve në mbarë vendin, duke përdorur dronë dhe pajisje digjitale.

“Përveç mbikëqyrjes nga ajri, inspektorati mjedisor ndodhet çdo ditë në terren për të kontrolluar zbatimin e vendimeve për ndalimin e punimeve”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se gjatë ditëve të fundit janë evidentuar gjashtë raste kur gurthyesit kanë vijuar aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme, pavarësisht urdhrave për ndalimin e punimeve.

“Të gjithë janë ndëshkuar sipas ligjit, ndërsa në lokacionet ku operonin janë vendosur shenjat zyrtare që ndalojnë punimet”, ka deklaruar ajo.

Pacolli ka bërë të ditur se inspektimet në terren do të vijojnë, me synimin për të ruajtur tokën, ujin dhe natyrën e bukur të Kosovës.


Shtuar 4.09.2026 23:21

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahisromabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabet