Nuk i shkel këmba në tokë, truprojat mbajnë në ajër Taynën (VIDEO)

Tayna iu rikthye koncerteve si një pjesë e mirë e këngëtarëve dhe plazhet janë fokusi, aty ku njerëzit nuk mungojnë dhe pushimet bëhen me energjinë që duhet.

Ditën e djeshme ajo ishte në Durrës dhe mund të themi me bindje se e ndezi atmosferën me hitet e saj. Por një video tërhoqi veçanërisht vëmendje. Një prej fansave ka xhiruar disa sekonda ku Tayna shfaqet duke u ngritur peshe në të njëjtën kohe nga dy badygard që nuk e lejojnë të prekë rërën. “Pse me u lodh”, shkruan Tayna dhe kaq ka mjaftuar që të vendos një tjetër standard të përtesës.


Shtuar 29.06.2021 10:28