Nga shkarkimi në Kosovë te arresti shtëpiak, rrugëtimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH

Vendosja e Vlora Hysenit nën arrest shtëpie, nën dyshimin se i ka përcjellë informacione Ergys Agasit, riktheu në vëmendje akuzat e ngritura më herët për rolin e saj në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Të lidhura

None found

Në fillim të vitit 2023, Edi Rama e emëroi në drejtimin e SHISH një figurë pak të njohur në Shqipëri, por me eksperiencë dhe emër të njohur në Kosovë.

Hyseni kishte mbajtur më parë detyrën e nëndrejtoreshës së shërbimit sekret të Kosovës. Ajo ishte larguar nga posti me firmën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentes së atëhershme, Vjosa Osmani.

Autoritetet nuk paraqitën publikisht një shpjegim për shkarkimin e saj. Në media, megjithatë, qarkulluan dyshime se ajo mund të kishte lidhje me Beogradin.

Pas emërimit të saj nga Edi Rama në krye të SHISH, opozita shqiptare e cilësoi disa herë Hysenin si hallkën që lidhte kryeministrin shqiptar me Aleksandër Vuçiç.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi gjithashtu se Vlora Hyseni kishte zhvilluar një vizitë të fshehtë në Beograd.

Më pas, gjatë një fjalimi në Kuvend, Berisha e akuzoi atë se kishte sjellë agjentë serbë për t’u përballur me protestat e organizuara nga opozita.

Akuzat më të rënda erdhën kur Berisha pretendoi se Hyseni e kishte vënë shërbimin informativ në funksion të Ergys Agasit, i njohur si lidhja e Edi Ramës me bandat kriminale në vend.

Sipas zhvillimeve të sotme, këto akuza u shoqëruan me vendosjen e Vlora Hysenit nën arrest shtëpie, pasi dyshohet se i ka dhënë informacione Ergys Agasit.

Ngjarja konsiderohet një skandal i paprecedent në historinë e shtetit shqiptar, ndonëse akuzat dhe paralajmërimet për të kishin nisur më herët.


Shtuar 22.09.2026 10:21

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet