Financial Times: Si A7 kaloi mbi 6.9 miliardë dollarë përmes bankave ndërkombëtare për të anashkaluar sanksionet ndaj Rusisë

Një hetim i “Financial Times”, i mbështetur në qindra mijëra dokumente të siguruara nga brenda kompanisë, zbulon një skemë të gjerë mashtrimi financiar që dyshohet se u krijua me mbështetjen e Kremlinit. Përmes saj, kompania ruse fintech A7 ka kanalizuar më shumë se 6.9 miliardë dollarë në sistemin bankar ndërkombëtar, pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Të lidhura

None found

Sipas dokumenteve, A7 fshihte natyrën e vërtetë të transaksioneve duke përdorur kompani fasadë, të dhëna mashtruese dhe dokumentacion të falsifikuar. Në këto operacione rezulton se janë përfshirë edhe disa prej bankave më të mëdha ndërkombëtare.

Materialet e analizuara nga “Financial Times” tregojnë se një pjesë e pagesave kishte lidhje me mallra të ndjeshme për luftën, mes tyre pajisje ushtarake dhe blerje të kryera në interes të shërbimeve ruse të sigurisë.

A7 u krijua në Rusi dhe Kirgistan si një rrugë alternative për pagesat ndërkombëtare, pasi bankat ruse u përjashtuan nga sistemi SWIFT pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

Kompania u themelua nga oligarku moldav Ilan Shor, me mbështetjen e Promsvyazbank, një bankë shtetërore ruse me lidhje të ngushta me industrinë e mbrojtjes. Kremlini e ka paraqitur A7 si një prej ofruesve kryesorë të Rusisë për pagesat ndërkufitare të importeve.

Por hetimi tregon se anashkalimi i sanksioneve nuk u mbështet vetëm te teknologjia financiare. Sipas dokumenteve, në skemë përdoreshin kompani fiktive, fatura të falsifikuara dhe përshkrime të ndryshuara të mallrave, me synim shmangien e kontrolleve bankare.

Të dhënat e shqyrtuara nga “Financial Times” tregojnë se llogari në Hong Kong kanë marrë rreth 1.1 miliardë dollarë nga subjekte të lidhura me A7, gjatë periudhës nga fundi i vitit 2024 deri në gusht 2025.

Hetimi evidentoi rreth 100 kompani fiktive që kryen pagesa gjatë periudhës së përfshirë në të dhënat e rrjedhura. Në dokumente përmenden gjithashtu dhjetëra subjekte të tjera të ngjashme në Emiratet e Bashkuara Arabe, Hong Kong, Kirgistan dhe Indonezi.

Sipas gazetës, këto kompani paraqisnin produkte dhe transaksione si diçka tjetër nga ajo që ishin realisht, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

A7 dyshohet se dispononte mijëra vula kompanish. Disa prej tyre ishin të falsifikuara, ndërsa të tjera ishin kopjuar nga dokumente reale të kompanive që nuk kishin dijeni se po përdoreshin.

Dokumentet tregojnë se punonjësit e A7 u shpjegonin klientëve se si duhej t’i përshkruanin produktet për të kaluar kontrollet e sanksioneve. Në raste të caktuara, kodet doganore të mallrave të sanksionuara zëvendësoheshin me kode të ngjashme që nuk ishin të ndaluara.

Një shembull i përmendur në materialet e rrjedhura është porosia e 500 dylbive me shikim nate, me vlerë rreth 510 mijë dollarë, për një klient rus në shkurt të vitit 2025.

Për këtë dërgesë, punonjësit e A7 hartuan dokumente ku pajisjet paraqiteshin si “xham i përforcuar”. Në diskutime u shqyrtua edhe mundësia që ato të deklaroheshin si “këpucë”, por në fund u vendos të ruhej përshkrimi fillestar për të mos ngjallur dyshime.

Dokumentet pasqyrojnë gjithashtu përpjekje për të fshirë çdo gjurmë ruse nga dosjet e transaksioneve. Për këtë qëllim ndryshoheshin të dhënat e blerësve, produkteve dhe dërgesave, ndërsa hiqeshin edhe shkronjat cirilike.


Shtuar 22.09.2026 10:20

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet