Nga makina te jeta e re, Norwich prezanton Rashicën (VIDEO)

Milot Rashica e ka nisur një aventurë të re në jetën dhe karrierën e tij si futbollist.

Ylli kosovar është akomoduar në Norwich, disa javë pas prezantimit befasues që kishte te skuadra e Premierligës Angleze.

Norwich ka publikuar një video 6 minutëshe të ditëve të para të Milotit.

Prezantimi zyrtar, konferenca e parë, vetura e tij e re dhe shumë detaje të tjera mund të shihni në këtë përmbledhje që ka bërë skuadra e Norwich.


Shtuar 22.07.2021 16:46