Në krahët e Beartit? Enca bën lëmsh rrjetin me foton e fundit (FOTO LAJM)

Këngëtarja seksi, Enca Haxhia është shumë aktive në rrjetet sociale, ku poston vazhdimisht foto të ndryshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet e përqafuar me një djalë. Enca nuk ka zbuluar detaje për personin në fjalë se kush mund të jetë, por vetëm e ka shoqëruar me dy “emoi”.

Por menjëherë në rrjet kanë filluar aludimet dhe të gjithë thonë njëzëri se djali në fjalë është Bearti, ish-konkurrenti kosovar i “Përputhen” që bëri bujë me lidhjen e dashurisë me Tean./albeu.com/

Ajo shfaqet e veshur me një bluzë me ngjyrë të zezë po ashtu edhe personit të cilit i dhuron përqafimin ka veshjen me ngjyrë të njëjtë. Në këtë mënyrë janë ngritur dyshimet se mund të bëhet fjalë për një klip të ri.


Shtuar 9.06.2021 10:54

Tags: , ,