Adriana Matoshi i preku të gjithë pak ditë më parë kur tregoi se po përballet sërish me tumorin 9 vite pasi e kishte fituar një betejë me të. Figura të shumta publike dhe pafund qytetarë u solidarizuan dhe treguan mbështetjen e plotë për aktoren. Ditën e djeshme ajo iu nënshtrua operacionit dhe gjithçka shkoi mirë. Por, si vijon gjendja e saj shëndetësore?
Një mikeshë e Adrianës ka thënë për “KlanKosova” se ajo fatmirësisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe se tashmë ka dalë nga kujdesi intensiv.
Të lidhura
None found
“Është mirë, në gjumë, nën efektin e terapisë pas ndërhyrjes. Po kujdesem për të gjatë gjithë kohës së bashku me familjarët e saj”, deklaroi mikja e saj që po i qëndron afër.
