Protestuesit kanë bërë të ditur se sot, në orën 10:00, do të grumbullohen përpara SPAK, ku pritet të dorëzohet libri “Albanian Files”, i firmosur nga qytetarët në shesh.
Në qendër të kësaj proteste mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Të lidhura
None found
Sipas organizatorëve, tubimet nuk do të ndalen derisa kjo kërkesë të realizohet.
Më pas, në orën 19:00, në Tiranë do të zhvillohet edhe protesta e përditshme kundër Ramës. Bëhet fjalë për protestën e 32, që po vijon pa ndërprerje nga shqiptarët, me një thirrje të qartë për largimin e Ramës.
