Meksika triumfon 2-0 ndaj Ekuadorit dhe kalon në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Meksika ka prerë biletën për në 1/8 e finales të Kupës së Botës 2026, pasi mundi Ekuadorin me shifrat 2-0 në stadiumin historik Estadio Azteca.

Të lidhura

None found

Takimi u shoqërua edhe me një ndërprerje të pazakontë para fillimit, për shkak të një stuhie në Mexico City. Ndeshja, e parashikuar të niste në orën 03:00 sipas kohës lokale, filloi me një orë vonesë. FIFA mori në shqyrtim edhe heqjen e pushimeve për hidratim për të rikuperuar kohën e humbur, por më pas u tërhoq nga kjo mundësi.

Që në start, vendasit u shfaqën më kërkues dhe morën kontrollin e lojës. Raul Jimenez rrezikoi i pari me një goditje me kokë që shkoi ngjitur me shtyllën, ndërsa edhe 17-vjeçari Mora iu afrua avantazhit me një provë nga një pozicion i vështirë.

Përgjigjja e Ekuadorit erdhi në minutën e 18-të, kur Yeboah depërtoi përtej prapavijës meksikane dhe goditi fort, por topi përfundoi në shtyllë.

Epërsia për Meksikën erdhi në minutën e 22-të, pas një kundërsulmi model. Julian Quinones e mori topin në gjysmën e tij të fushës, përshkoi rreth 40 metra dhe shënoi me një goditje të shkëlqyer për 1-0. Fillimisht pati kontroll në VAR, por goli u quajt i rregullt pasi sulmuesi meksikan nuk ishte në pozicion jashtë loje.

Nëntë minuta më pas, skuadra vendase dyfishoi shifrat. Pas një presioni të lartë dhe rikuperimit të topit në një zonë të rrezikshme, Quinones dhe Raul Jimenez ndërtuan bukur aksionin, ndërsa ky i fundit finalizoi fuqishëm për rezultatin 2-0.

Në fundin e pjesës së parë, Yeboah vuri në provë Raul Rangel, i cili bëri një pritje shumë të mirë, teksa në krahun tjetër Jimenez shpërdoroi një tjetër rast me kokë.

Pas pushimit, Ekuadori ndërhyri me dy zëvendësime dhe pati më shumë zotërim topi, por nuk arriti të krijonte mundësi të pastra për të rihapur sfidën. Rasti i vetëm më i rrezikshëm ishte një goditje e Enner Valencias, por ajo erdhi nga një pozicion jashtë loje.

Meksika mbeti kërcënuese edhe në vazhdim dhe në minutën e 67-të iu afrua golit të tretë me Cesar Montes, por Hernan Galindez reagoi në mënyrë të shkëlqyer.

Deri në vërshëllimën e fundit, Ekuadori nuk arriti të ushtrojë presion të vërtetë mbi portën e vendasve, ndërsa Meksika e menaxhoi me qetësi avantazhin për të vulosur një fitore të rëndësishme dhe kualifikimin mes 16 përfaqësueseve më të mira të botës.

Në 1/8 e finales, Meksika do të ndeshet me fituesin e përballjes Angli – Kongo.


grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio