MPJD-ja njofton për rastin e Dukagjin Maxhunit: Janë aktivizuar kanalet diplomatike

Autoritetet gjyqësore serbe kanë hapur procedurë penale ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, Dukagjin Maxhuni, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të pretendimeve lidhur me krime lufte të vitit 1999.

Të lidhura

None found

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se ka reaguar përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, duke ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme diplomatike.

Në kuadër të këtyre hapave, MPJD-ja ka vënë në dijeni Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe u ka përcjellë notë verbale misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në këtë shtet. Synimi është përfshirja e partnerëve ndërkombëtarë në garantimin e të drejtave dhe sigurisë së shtetasit kosovar.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, po mban kontakte të vazhdueshme me familjen e Dukagjin Maxhunit. Ndërkohë, përmes Zyrës Ndërlidhëse do të dorëzohet kërkesa zyrtare për lejimin e vizitës së tij, e cila pritet të zhvillohet gjatë javës në vijim.

MPJD-ja ka deklaruar se Zyra Ndërlidhëse në Serbi do ta ndjekë nga afër situatën dhe do të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme diplomatike për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës.


Shtuar 15.08.2026 15:48

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetandyou girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet GirişholiganbetcasibomJojobet Giriş